Qeveria e Gjibraltarit ka konfirmuar se vendimi për anulimin e ndeshjes së sotme të Ligës së Evropës, mes Lincoln dhe FC Prishtina u mor nga UEFA.
Sot (e shtunë) nga ora 18:00 duhej të zhvillohej ndeshja parakualifikuese e Ligës së Evropës mes Lincoln dhe FC Prishtina, por nuk u zhvillua shkaku i tetë rasteve pozitive me COVID-19 të paraqitura te skuadra nga Kosova.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Gjibraltarit, rregullat e pranuara ndërkombëtare për izolimin janë të qarta për ata që dalin pozitiv me COVID-19.
Ata thonë se kanë kontaktuar UEFA-n duke i bërë me dije se mysafirët duhet të izolohen, dhe për këtë arsye, UEFA vendosi që ndeshja nuk mund të zhvillohet.
Fati i ndeshjes Lincoln – Prishtina është në duart e UEFA-s, që shumë shpejt do të dalë me një vendim.