E konfirmon Munishi: Baftiu nuk transferohet te kjo skuadër

Ditëve të fundit, është raportuar se ylli i Superligës së Kosovës dhe FC Ballkanit, Blendi Baftiu, është afër transferimit te një skuadër e njohur evropiane.

Sipas raportimeve, bëhej fjalë për skuadrën e njohur austriake, Rapid Vienna, transmeton Insporti

Por, këto zëra i ka hedhur poshtë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Sipas tij, Baftiu nuk do të transferohet te klubi në fjalë.

“Nuk shkon në Rapid. Shkon dikun tjeter, unë e di nuk flas por pak ka rëndësi, kryesorja ka shumë oferta dhe i i ka njerëzit shumë të suksesshëm që e pëfaqësojnë”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në rrjete sociale për Baftiun.

Tutje ai konfirmoi se futbollisti i talentuar i Ballkanit, që ka luajtur edhe për FC Prishtinën nuk do të jetë më pjesë e Superligës së Kosovës.

“Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i artë i Ballkanit, të cilin nuk do ta shihni të luajë në Superligë më, por besoj se ka qenë e mjaftueshme atë që keni parë”, ka shkruar Munishi.

“Por unë do ta mbaj në mend si lojtarin me karakterin më fisnik që kam pasur ne karrierën time si trajner”, ka shkruar ndër të tjera Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *