Luftëtari i UFC, Conor McGregor me anë të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hyrë në bisedime për t’u bashkangjitur si aksioner në klubin skocez, Celtic.
32 vjeçari i cili tanimë shfaqet rrallë në oktagon për të luftuar pasi synimet e tij për të ardhmen janë drejt biznesit, ju përgjigj një fansi i cili e pyeti në “Twitter” për planet e tij. Një ndër klubet që irlandezi shfaqi interes ishte dhe Mançester Junajtid, teksa lajmi u prit me bujë nga të gjithë sportdashësit.
“Është zhvilluar një bisedë më Sëltikun për tu bërë aksioner i klubit. Jam sinqerisht shumë i interesuar që të bashkohem me një klub për disa arsye. Të dyja, Sëltiku dhe Mançester Junajtid më pëlqejnë, por jam i hapur. Ndjej që mund të bëj gjëra të mëdha për një klub”, shkruan luftëtari irlandez.
Mcgregor është bërë mjaft i pasur me ndeshjet e tij në UFC, teksa në ndeshjen ndaj boksierit Floyd Mayweather arriti të fitonte shumën e 100 milion dollarëve.