Kampioni francez Paris Saint German e ka vënën nën radarin e saj yllin e Barcelonës, Lionel Messi, të cilit i përfundon kontrata me Barcelonën në fund të këtij sezoni.
Kështu ka bërë të ditur Leandro Paredes, mesfushor i PSG-së.
“Shpresoj që të ndodhë. Tani i takon Leos të vendosë sepse PSG po përpiqet ta bindë atë”, ka thënë argjentinasi për Corriere dello Sport.