E konfirmon gazetari i njohur: Barcelona po e monitoron Fisnik Asllanin

Sipas raportimeve të fundit nga Sport Bild, Barcelona po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth sulmesit kosovar Fisnik Asllani, i cili po shihet si një potencial për të ardhmen e klubit katalanas.

Asllani, i cili ka spikatur në Bundesligë me paraqitjet e tij premtuese, ka një klauzolë lirimi të shkruar në kontratën e tij për verën e ardhshme, çka e bën një objektiv të arritshëm për klubet që synojnë të përforcojnë repartin ofensiv me lojtarë të rinj dhe me perspektivë.

Barcelona është zyrtarisht e informuar për këtë klauzolë, dhe po e monitoron situatën me kujdes.

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për gazetën gjermane Sport Bild, Asllani ka pohuar hapur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Barcelonën.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj aty”, është shprehur ylli dardan..

https://x.com/plettigoal/status/1978913810154164238?s=46

Ambicia e tij për të bërë hapin e madh në karrierë është e qartë. Sipas burimeve të afërta me lojtarin, kalimi në një klub të madh europian është pjesë e planit të tij të zhvillimit, dhe prioritet mbetet një ekip që garon në Ligën e Kampionëve.

Asllani është një nga talentet më premtues të sulmit në Bundesligë dhe po shihet gjithnjë e më shumë si një investim i zgjuar për të ardhmen nga klubet elitare europiane.

Për momentin, nuk ka asnjë negociatë zyrtare të konfirmuar, por interesimi i Barcelonës, i konfirmuar nga Sport Bild, tregon se emri i Fisnik Asllanit mund të jetë një nga më të përfolurit në afatin kalimtar të verës 2026./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *