Mesfushori i Manchester United Nemania Matiç do të vazhdojë të luajë për “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.
Futbollisti serb vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar-Solskjaer.
Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Manchester United.
Kujtojmë që Matiç kërkohej nga Interi dhe Milani këtë sezon, por me vendimin e fundit, ai ua ka mbyllur derën.