Klubi i njohur i futbollit argjentinas, River Plate nuk ka kaluar momente të mira ditëve të fundit.
River u “godit” nga pandemia me COVID-19 nga e cila 20 futbollistë rezultuan pozitivë.
Pavarësisht kësaj situate aspak të mirë ata vendosën të luajnë ndeshjen lundër Santa Fe në Copa Libertatores.
Në mesin e të infektuarve ishin edhe katër portierë dhe vendin në portë e zuri mesfushori, Enzo Perez.
11 lojtarë gjithsej dhe pa zëvendësime ata arritën të fitojnë 2-1 duke bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Enzo Perez, mesfushori që e luajti rolin e portierit u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.