Anëtari i Real Sociedad me shumë gjasë do të përfundojë në kampionatin elitar italian të futbollit, Serie A.
Roma ishte skuadra e parë që hapi bisedimet me lojtarin, por me gjasë një finalizim i marrëveshjes do të mungojë.
Januzaj mund të mos shkojë te Roma, por ai mund të përfundojë përsëri në Serie A. ‘Sky Sport’ bën të ditur se Parma është skuadra që tashmë po mendon për belgun, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Sociedad dhe Abedini do të pajtohen për kalimin e Adnanit në Serie A.