E FUNDIT: Tronditen yjet e Barcelonës, klubi ul rrogat në mënyrë marramendëse

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka njoftuar se ka ulur rrogat e futbollistëve duke i shpëtuar krizës financiare. Yjet e Barcas kanë rëndë dakord me klubin që të kenë një reduktim prej 122 milionë eurosh në borderonë e pagave.

Një lëvizje e tillë i jep frymëmarrje klubit pas një periudhe shumë të vështirë financiare në sezonin 2019-20. Bilancet e edicionit të kaluar kishin rritje të mëdha të borxhit.

Lojtarët kanë rënë dakord, por Barca nga krahu tjetër duhet të paguajë 50 milionë euro në një periudhë 3-vjeçare. Futbollistë si Pique dhe Ter Stegen që kanë rinovuar deri në vitin 2024 kanë ulur momentalisht pagat e tyre, që më pas t’i rimbursohen në vazhdim. E njëjta taktikë është përdorur dhe për Frenkie De Jong dhe Clement Lenglet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *