“Bomba” e natës vjen nga Franca, konkretisht gazeta e njohur sportive “L’Équipe”, raporton Insporti.
“L’Équipe” thotë se klubi kampion i Series A, Juventusi është duke bërë përpjekje diskrete për ta transferuar lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin nga Barcelona.
Lionel Messi javën e kaluar ka komunikuar me klubin katalunas përmes një burofaxi, ku ka shprehur dëshirën e tij për largim nga “Camp Nou”.
Ende nuk dihet propozimi i “Zonjës së Vjetër”, por ekziston mundësia reale që sezonin e ri t’i shohim dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit në një ekip.
Në vitin 2018, Juventusi bëri të pamundurën duke transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për 100 milionë euro. Këtë herë situata është më ndryshe pas Lionel Messi dëshiron të largohet si lojtar i lirë dhe kjo gjë është faktori kryesor për interesim e Juventusit.
Klauzola e largimit të Lionel Messit është 700 milionë euro, shumë e papërballueshme për të gjitha klubet e Evropës, por në rast se Messi ja del të largohet si lojtar i lirë atëherë mund ta shohim në Serien A sezonin e ri.