Juventusi po vuan shumë gjatë kësaj periudhe për shkak të COVID-19. Ekipi italian ka lojtarë të prekur, ndër të tjerët dhe Cristiano Ronaldon, i cili doli pozitiv gjatë periudhës që ishte me kombëtaren e Portugalisë.
Kampionët e Italisë nuk janë prekur vetëm në ekipin e parë, por dhe te moshat. Drejtuesit e Juves duke parë rrezikun e madh, pasi disa lojtarë kanë dalë pozitivë kanë vendosur që të ndërpresin momentalisht stërvitjen.
Lojtarët e rinj që janë të prekur dhe janë të izoluar. Ekipi U-23, aty ku luan dhe sulmuesi Vrioni, ka 4 futbollistë që kanë dalë pozitivë. Juventusi nga krahu tjetër merr vendim ekstrem.