E frikshme – Parma njofton për dy lojtarë të riinfektuar me COVID-19

Italia po shkon drejt një krize të dytë nga COVID-19.

Me rastet që po rriten në Itali, edhe skuadrat e Serie A po vazhdojnë të numërojnë raste të reja infektimi.

Lajmi më i rëndë vjen nga Parma, me skuadrën që njofton për dy lojtarë të riinfektuar me COVID-19, transmeton lajmi.net.

“Parma Calcio 1913 njofton se testet efundit kanë dalë të gjitha negative, me vetëm dy lojtarë pozitivë”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Ata janë dy atletë të cilët kanë qenë pozitivë më parë dhe tani janë riinfektuar”, thuhet tutje.

Të dy lojtarët thuhet të jenë asimptomatik dhe do të jenë në izolim deri në testimet tjera.

Mbetet të shihet nëse skuadra do t’i shpëtojë kësaj situate me vetëm dy raste të infektuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *