Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marok, ditën e djeshme. Portieri 17-vjeçar, Anur Kadmiri, i cili është pjesë e skuadrës së Kasablanka në Marok, është sulmuar me thikë nga disa grabitës.
Këta të fundit e kanë sulmuar me thikë portierin maroken, dhe tentuan t’i marrin telefonin. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, dhe në tentativë për t’i marrë tekefonin, grabitësit i kanë prerë ligamentet e dorës së majtë Kadmirit.
Pas kësaj, futbollisti është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Megjithatë pas ndërhyrjes së mjekëve, ku iu nënshtrua një operacioni dhe tani është në gjendje të mirë.