Ylli i Napolit, Dries Mertens ka kaluar momente të frikshme.
Sulmuesi belg i Napolit, vendosi të shtunën e kaluar ta vizitoi familjen e tij në Antwerp, por jo gjithçka shkoi në mënyrën e duhur.
Aeroplani privat ku ndodhej ai për shkak të motit të ligë rrëshqiti dhe doli nga pista. Për fat të mirë, siç raportohet nga media belge, incidenti u zgjidh pa shumë probleme.
“Ne u thirrëm të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:20, për të ofruar ndihmë. E kthyem avionin përsëri në pistë me dy automjete teknike. Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh, por me një frikë të madhe”, ka thënë zëdhënës i zjarrfikëseve në Antwerp.