Marash Kumbulla është një nga emrat që është lakuar më së shumti si një opsion i merkatos së janarit në axhendën e disa klubeve të elitës italiane.
Napoli, Sampdoria, Cagliari por edhe Fiorentina janë në ndjekje të situatës së 21-vjeçarit, teksa interesohen për një transferim të mundshëm me anë të formulës së huazimit.
Megjithatë, klubi më konkret për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares mbetet Napoli, me të kaltrit që nuk do të kenë për disa kohë shërbimet e Koulibaly për shkak të impenjimeve me Senegalin në Kupën e Afrikës.
Gjithsesi, për të shuar zërat e merkatos ka menduar vetë Kumbulla, i cili ia ka bërë të qartë drejtuesve të Romës dëshirën për të qëndruar në kryeqytet.
Edhe pse ende nuk ka besimin e plotë të trajnerit Jose Mourinho, mbrojtësi preferon të luftojë për pozitat e tij në skuadër dhe të sigurojë një vend titullari në mbrojtjen me tre lojtarë të teknikut portugez aty ku zakonisht aktivizohen Mancini, Smalling dhe Ibanez.