Futbollin italian është tronditur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Filippo Viscido, ish-lojtari i Avellinos është gjetur i vdekur në vendin ku ai jetonte me familjen e tij në Battiapaglia.
Viscido ka vdekur në moshën 31-vjeçare, ndërkohë ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.
Sipas raportimeve të para nga “II Mattino” dhe “La Gazzetta dello Sport” dyshohet se Viscido ka kryer vetëvrasje.
Ai është gjetur i varur në garazhin e tij.