Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Caik ka vdekur në një aksident tragjik.
Calik ishte duke vozitur derisa humbi kontrollin e makinës rreth orës 09:00 në mëngjesin e sotëm. Njësitet emergjente reaguan menjëherë, por Calik ishte i vdekur në vendin e ngjarjes.
Calik ishte i vetëm në veturë në momentin e aksidentit. Mbrojtësi turk ka tetë paraqitje për Turqinë si dhe është paraqitur edhe për grupmoshat e reja.
Ai së fundmi ka luajtur te Konyaspori, klub tek i cili u transferua në vitin 2020 nga Galatasaray.