Jenan Celigija, një 32-vjeçar, një nga futbollistët më të mirë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në stërvitje, raportojnë mediat lokale.
Celigija ishte anëtar i Konjiçit për të cilin shënoi gol të dielën, ndërsa një ditë më vonë u sëmur në stërvitje, derisa ishte në tualet. Gjegjësisht, derisa lojtarët e tjerë ishin duke u shtrirë, ai ka shkuar në tualet dhe aty ka rënë.
Shërbimi mjekësor u përpoq ta ndihmonte dhe shokët e skuadrës u përpoqën ta ringjallën, por fatkeqësisht nuk ia dolën.
Sipas informacioneve të para, edhe pse dukej se bëhej fjalë për atak në zemër, Celigija ka ndërruar jetë nga një goditje në tru.
Përveç luajtjes së futsallit për klubet në BiH, Celigija luajti gjithashtu në Kroaci, Gjermani dhe Kinë. Dikur stërvitej futboll, ishte gati të nënshkruante për FK Sarajevo, por më pas iu përkushtua futsallit.