Me dy ndeshjet e sotme, Trepça’89 – Drita dhe Ferizaj – Gjilani është mbyllur java e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita riktheu kreun e tabelës duke mposhtur Trepçën’89 me rezultat 0:2, kurse Gjilani triumfoi kundër Ferizajt 0:3 për ta mbajtur hapin me pjesën e epërme të tabelës.
Por, diçka që ka rënë në sy në kuadër të javës së 24-t të elitës së futbollit kosovar është se asnjëra prej skuadrave vendase në këtë xhiro nuk ka shënuar gol.
Llapi nuk arriti të shënojë asnjë gol si vendas nga Drenica duke pësuar humbje 0:2, teksa FC Prishtina nuk pësoi gol si mysafir duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat 0:2.
Nga ana tjetër, Feronikeli fitoi pastër 0:2 si mysafir i Dukagjinit në Klinë dhe Flamurtari dhe Ballkani luajtën pa gola në kryeqytet.Në fotografinë e mëposhtme, gjeni rezultatet e plota të javës së 24-t në Superligën e Kosovës.