E çuditshme, futbollisti i Realit mori karton me qëllim, rrezikon të dënohet keq

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Cravajal rrezikon të dënohet me dy ndeshje, për shkak të kartonit të verdhë të marrë ndaj Ce;ta Vigos në kampionat, në ndeshjen që madrilenët fituan 2:0.

Carvajal u ndëshkua me karton të verdhë, për shkak të vonesës së tij gjatë zëvendësimit, teksa plotësoi numrin e kartonëve dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Osasunës.

Megjithatë në Spanjë kanë nisur hetimet dhe mendohet se lojtari e mori qëllimisht kartonin e verdhë që të plotësonte numrin e kartonëve, për të qenë gati për ndeshjen në mesjavë ndaj Athletic Bilbao, për Superkupën.

Në këtë situatë, mbrojtësi rrezikon një dënim të lart nëse vërtetohet një gjë e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *