Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, u lëndua pas një përplasjeje me gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Tobias Stieler në ndeshjen kundër Bayern Munichut.
Në minutën e 69-të të ndeshjes, Stieler rastësisht shkeli këmbën e Haaland në mesin e fushës ndërsa lëvizte prapa.
Ish sulmuesi i Eintracht dhe tani ekspert në kanalin televiziv “Viasport”, Jan Aage Fjortoft, tregoi se nga ky incident Haalandit dëmtoi gjurin, çka e shtyu atë të kërkonte zëvendësim.
Në vazhdim mbetet për t’u parë sesa serioz ka qenë ky dëmtin për 19-vjeçarin dhe sesa do të ndikojë në ecurinë e karrierës së tij.
Haaland ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje të Bundesligës.