E çuditshme: Ekziston një peticion që Liga e Evropës të riemërohet “Unai Emery Liga e Evropës”

Është ngritur një peticion në një uebfaqe që UEFA të riemërojë Ligën e Evropës me emrin e trajnerit, Unai Emery.

49-vjeçari, Unai Emery mbrëmë fitoi për herën e katërt si trajner trofeun e Ligës së Evropës, kësaj radhe me Villarealin.

“Nëndetësja e verdhë” nënshtroi “Djajtë e Kuq” të Man Unitedit 11-10 pas ekzekutimit të penalltive.

90 minutat dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues pasi dy skuadrat finalist luajtën baras 1-1.

Padyshim trajneri më i suksesshëm i këtij kompeticioni është pikërisht trajneri i Villarrealit, Unai Emery i cili gjatë edicioneve 2014, 2015 dhe 2016 e fitoi tri herë radhazi sa ishte në krye të stolit te Sevilla.

E për këtë shkak disa mendojnë se UEFA duhet ta emërojë atë me emrin e Ligës së Evropës.

Kujtojmë se Unai Emery edhe në vitin 2019 ishte në finale me Arsenalin, por kishte pësuar.

PETICIONI është krijuar nga një tifoz i quajtur Jason Matley.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *