Sigal Prishtina dhe kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët.
Kjo gjë ndodhi pas vetëm një xhiro të zhvilluar në Superligën e basketbollit kosovar.
Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo thuhet se për arsye personale iu desh të largohej nga klubi.
Kujtojmë se Prishtina e humbi ndeshjen e parë nën urdhërat e tij ndaj Pejës.