E çuditshme, dribluesi më i mirë në Premierligë ka një vit që nuk ka shënuar gol

Kanë kaluar plot 365 ditë që nga goli i fundit i shënuar nga sulmuesi i Wolvesit, Adam Traore në Premierligë.

Ai luajti vetëm 63% të minutave të ndeshjeve në kampionatin anglez këtë sezon, derisa regjistrojë më së shumë driblime.

Sidoqoftë, këto statistika të shkëlqyera nuk e ndihmojnë shumë Wolverhamptonin e tij sepse lojtari i kombëtares spanjolle nuk shënoi asnjë gol të vetëm këtë sezon, si dhe një asistim.

Traore ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave në sezonin e fund për shkak edhe të pamjes së tij të jashtëzakonshme fizike – muskuj të stërmadh, por edhe shpejtësisë së madhe.

Ai paraqet problem të madh për kundërshtarët në mbrojtje, i cilët përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për ta ndaluar atë por e kanë vështirë, derisa ai vet lyen duart më vaj foshnje para fillimit të lojës në mënyrë që mos të mund ta kapin.

“Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur Adamin. Ai është aq i shpejtë sa që mbrojtësit e tërheqin nga krahët në mënyrë që ai të mos i kalojë ato. Kjo bëri që shpatullat e tij të zhvendoseshin gjatë lojës. Lubrifikimi i duarve me vaj foshnje do ta bëjë më të vështirë për kundërshtarët që të kapin dorën e tij dhe kështu të parandalojnë dëmtimet e mundshme”, tha një përfaqësues i klubit sezonin e kaluar.

Me lojëra të shkëlqyera ai arriti ta fitojë ftesën nga ekipi kombëtar i Spanjës, por në sezonin aktual ai është larg formës së kombëtares. Ai nuk shënoi një gol të vetëm dhe kjo do ta bëjë shumë të vështirë ftesën për kampionatin Botëror.

Ai për herë të fundit tundi rrjetën në Premierligë më 27 dhjetor 2019, në një ndeshje kundër Manchester City (3: 2) kur ishte gjithashtu asistent te një gol.

Traore përjetoi një rënie të parametrave. Ai sezonin e kaluar kishte 0.7 gjuajtje dhe 1.2 pasime të sakta për ndeshje, dhe krijoi 12 mundësi të shkëlqyera. Parametrin e vetëm që mban nga sezoni i kaluar është driblimet. Ai ka 4.1 driblime dhe 1.19 pasime kyçe për ndeshje, dhe vitin e kaluar ai kishte 4.6 driblime dhe 1.14 pasime kryesore.

Traore ka bërë 51 driblime të suksesshme këtë sezon në PL, megjithëse ai filloi vetëm tetë ndeshje dhe luajti vetëm 63% të minutave për Ëolves në kampionat.

Loja e tij këtë sezon ilustrohet më së miri nga ndeshja me Stoke City për Kup. Ai ishte i pandalshëm me 15 driblime të suksesshme, por nuk pati asnjë asistim ose gola, dhe Ujqërit humbën 1:0.

Me pak fjalë Treore duket i rrezikshëm, por nuk ka asnjë përfundim konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *