Marco Rose tashmë e di se cila do të jetë e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm. Trajneri aktual i Borussia Mönchengladbach tashmë është punësuar nga Borussia Dortmund, në stolin e së cilës do të ulet nga 1 korriku.
Sidoqoftë, klubi bardhezi nuk rri duarkryq, sepse tashmë ka gjetur një zëvendësues. Bëhet fjalë për Xabi Alonso, i cili në Gjermani kaloi tri vite si futbollist në radhët e Bayern Munich, 2014-2017.
Siç raportohet nga “Bild”, ish-mesfushori spanjoll do ta fillojë detyrën e tij të re në startin e sezonit 2021-2022, duke marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të Rose.
Xabi Alonso po arrin rezultate të shkëlqyera në Segunda División B, në krye të ekipit të dytë të Real Sociedad. Kontrata e tij me klubin bask do të skadojë më 30 qershor dhe për këtë arsye, që atëherë, ai do të jetë i lirë të “martohet” me Borussia Mönchengladbach, për të provuar eksperiencën e parë të nivelit të lartë si trajner.