E bujshme nga Spanja: Neymar rrezikon deri në 5 vite burg

Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme nga Spanja. Sulmuesi i PSG-së po hetohet për mashtrim. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, Neymar, ku sipas “El Pais” akuzohet për mashtrim.

“Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane DIS, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *