E BUJSHME NGA ANGLIA: Klopp mund të humbasë besnikun e tij te Liverpool. Nuk ka rinovim

Kapiteni i Liverpool mund të përshëndesë! Edhe pse Jordan Henderson është në negociata me klubin për zgjatjen e kontratës, deri tani ato kanë dështuar…

The Athletic bën me dije se klubi dhe agjentët e lojtarit janë shumë larg pretendimeve dhe ofertës dhe rinovimi tashmë është një çështje thuajse e paarritshme.

Kontrata e kapitenit përfundon në verën e vitit 2023. Liverpool nuk ka në plan të përsërisë një situatë si ajo e Wijnaldum dhe e ka nxjerrë në shitje Henderson.

Ashtu siç po ndodh për çdo lojtar në këtë merkato, edhe për Henderson ka sondazhe nga PSG dhe Atletico Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *