E BUJSHME: Napoli futet fuqishëm në garë për Vedat Muriqin

Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Media e futbollit turk “Fanatic” raporton se drejtuesit e “të kaltërve” po tentojnë të bindin futbollistin e Fenerbahçes për ta sjellë 26-vjeçarin në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.

Teksa dy sulmuesit e tjerë të Napolit Dris Mertens dhe Hose Kajehon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin në fund të këtij edicioni, ndërsa Arkadiush Milik kërkohet nga Juventusi, tek Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Klubi napolitan do të ndeshë në konkurrencën e fortë me Totenhem, i cili ka tentuar që prej janarit ta bindë Fenerbahçen për të blerë Muriqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *