E BUJSHME: Barcelona ka refuzuar 150 mln euro për këtë lojtar

Një lajm i bujshëm është raportuar së fundmi nga Anglia, ku “The Sun” bën me dije se Manchester United është munduar të bindë Barcelonën verën e vitit të shkuar për të liruar Ansu Fatin.

Oferta e “Djajve të Kuq” ka qenë marramendëse, pasi anglezët i kanë vendosur në pjatë Barcelonës plot 150 milionë euro për shërbimet e Ansu Fati.

Gjithsesi, katalanasit duket se e kanë refuzuar këtë ofertë, pasi talenti spanjoll shihet si pasardhësi i Leo Messit në “Camp Nou” dhe kurrësesi nuk mund të largohet.

Ansu Fati ka debutuar me fanellën e Barcelonës kur ishte vetëm 16 vjeç dhe ka thyer shumë rekorde deri më tani me fanellën blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *