Në një bisedë për “Ich bin Albaner”, legjenda shqiptare e futbollit dhe njëherë agjenti i Milot Rashicës, ka folur për të ardhmen e futbollistit.
Sipas Lalës, ai beson shume se këtë afat kalimtar Rashica do të lëviz nga Werder Bremeni, por nuk ka dhënë emra.
“Me Milotin ka vite që punojë bashkë dhe ai më ka befasuar me ecurinë e tij fantastike. Besoj se ai do të lëviz këtë herë. Unë dua të punojë shumë me lojtarë e ri të cilët kanë talente, dëshirë dhe vullnet dhe dua t’u ndihmojë të ecin para”, ka thënë Lala.