Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur sot për mediat italiane, më konkretisht për RadioKissKiss Napoli, ku ka folur për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Kreu i FSHF-së u shpreh:
“Unë mendoj se Hysaj do të qëndrojë te Napoli. Është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë mirë vitet e fundit dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme.
Mendoj se Hysaj përfundimisht do të rinovojë kontratën. Ai ka karakterin dhe vendosmërinë e duhur, ashtu si Gatusso”, u shpreh presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.