Paulo Dybala mund të largohet nga Roma në fund të sezonit për të shkuar te Barcelona.
Këtë e garanton Sport, i cili raporton se sulmuesi 30-vjeçar, aktualisht te Roma , u është propozuar katalanasve, të cilët po analizojnë mundësinë.
Reprezentuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh për klubet jashtë Serie A. Sipas të njëjtit burim, West Ham dhe Atlético Madrid kanë në sy Dybalan . Roma synon të vazhdojë kontratën aktuale të sulmuesit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2025.
Këtë sezon, Dybala ka shënuar 13 gola dhe gjashtë asistime në 26 ndeshje për skuadrën italiane.