Dybala çmend rrjetet sociale: “Çfarë po bënte gjatë Juve-Fiorentina?”

Një çështje Dybala po diskutohet në rrjetet sociale pas humbjes së rëndë 3-0 të pësuar ditën e martë në shtëpi nga bardhezinjtë kundër Fiorentina-s.

Argjentinasi ka qëndruar në stol për 90 minuta, pavarësisht se skuadra ka qenë me 10 lojtarë nga minuta e 18-të pas kartonit të kuq të marrë nga Cuadrado.

Morata është zëvendësuar nga Bernardeschi. Joya nuk ishte në 100% të formës dhe vinte nga probleme fizike, por tifozët në internet nuk kanë patur të njëjtin mendim.

Këto kanë qenë disa nga komentet në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e Pirlo-s për ta lënë në stol argjentinasin:

“Dybala nuk është aktivizuar me Juventus-in që ishte në humbje në shtëpi dhe në vendin e tij është preferuar Bernardeschi. Imagjinoj se është shumë normale në mullirin bardh e zi”.

Të tjerë kanë nënvizuar qëndrimin e lojtarit:

“Braktisja e stolit është prej burracakësh. Duhet ta mbështesësh skuadrën tënde gjithmonë. Është e lehtë të qëndrosh vetëm kur po fiton. pas golit të tretë në stol ka qenë vetëm ai që të gjithë kritikojnë dhe që ndoshta do të shitet në janar, Paulo Dybala”.

Të tjerë kanë përdorur ironinë:

“Sa mirë që s’luante Dybala. Përndryshe do të kishte qenë faji i tij”.

Disa tifozë kanë qenë më të drejtpërdrejtë: “Po humb 3-0 dhe nuk i jep disa minuta Dybala-së?” ose “Bernardeschi që luan më shumë se Dybala më bën të nxjerr tym nga të gjitha anët”. Dhe më tej: “Nëse kur je duke humbur 3-0 fut në lojë Frabotta-n në vend të Dybala, meriton të humbasësh me Fiorentina-n në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *