Dy yjet e Manchester City pozitivë me koronavirus në prag të fillimit të Premierligës

Lojtarët e Manchester City, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, kanë dalë pozitivë në testet e tyre për koronavirus, njofton klubi i Premierligës.

Në një komunikatë për media, City njoftoi se sulmuesi egjiptian dhe mbrojtësi francez janë vetizoluar larg pjesës tjetër të skuadrës, pasi u kuptua se janë infektuar me Covid-19, transmeton GE.

“Manchester City konfirmon se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë dalë pozitivë me Covid-19”, thuhet në njoftimin e të kaltërve.

“Të dy lojtarët janë vetizoluar në përputhje me protokollin e Premierligës dhe qeverisë britanike. Asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, thuhet tutje në njoftim.

Sezoni i ri në Premierligë nis këtë fundjavë, por Mahrez dhe Laporte mund të luajnë në ndeshjen e parë të City këtë sezon, për shkak se skuadra e Pep Guardiolës do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 21 shtator kundër Wolves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *