Dy takime sjellin nëntë gola në Kupën e Afrikës

Dy liderët e Grupit C në Kupën e Afrikës, Gaboni dhe Maroku janë ndarë baras në ndeshjen e cila dhuroi katër gola dhe rezultati final ishte 2-2.

Gaboni kaloi në epërsi në minutën e 21’ të ndeshjes me golin e shënuar nga Allevinah, por Maroku reagoi duke barazuar shifrat me anë të Boufal në minutën e 73’.

Autogoli i minutës së 81’ nga Aguerd riktheu epërsinë e Gabonit, por anësori i PSG-së Achraf Hakimi u përkujdes që ta rikthente baraspeshën dhe e vendosi rezultatin final me golin tij të realizuar në minutën e 84’.

Maroku mbetet lider i këtij grupi me shtatë pikë, kurse Gaboni i dyti me pesë sosh.

Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Comoros ka triumfuar befasisht ndaj Ganës me rezultat 3-2. Për Comoros realizuan Fardou Ben dhe Mogni që realizoi dy gola, kurse për Ghanën golin e gjetën Boaky dhe Djiku.

Ndërkohë në ndeshjet e zhvilluara nga ora 17:00, Malavi dhe Senegali luajtën pa gola (0-0), kurse Zimbave e ka mposhtur Guinean me rezultat 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *