Dy sulmues ndajnë pozitën e parë në listën e golashënuesve, pas katër xhirove në Superligën e Kosovës

Christian Mba dhe Theophilus Solomon ndajnë pozitën e parë në listën e golashënuesve pas katër xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi i Trepçës ’89 dhe ai i Gjilanit kanë realizuar nga tre gola në këtë start të kampionatit.

Mba shënoi dy gola në sfidën e parë kundër Dritës (2:2) dhe një kundër Gjilanit (3:1). Në anën tjetër, Solomon ka shënuar gjithashtu dy gola në takimin e parë debutues në elitë kundër Ferizajt (3:2) dhe një kundër Malishevës (1:0).

Pas tyre, në listë renditen edhe Endrit Krasniqi i Prishtinës, Pllana i 89-shit, Alban Shillova i Malishevës dhe Mevlan Zeka i Gjilanit me nga dy gola të regjistruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *