Dy skuadrat italiane në garë për Vojvodën

Skuadrat nga Serie A, Atalanta dhe Torino janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda, që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Mediumet belge kanë raportuar të martën se skuadrat italiane tashmë kanë kontaktuar Standardin, ekip me të cilin Vojvoda ka kontratë deri në vitin 2023.

Në fakt Vojvoda më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi belg dhe Serie A shihet si destinacioni i tij i radhës për të vazhduar karrierën.

Për ta lënë të lirë Vojvodën, Standardi po kërkon të paktën gjashtë milionë euro dëmshpërblim.

Vojvoda vitin e shkuar iu bashkua Standardit dhe në edicionin e tij të parë realizoi një gol e katër asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Vojvoda karrierë ka bërë edhe te Mouscroni e Carl Zeiss Jena, kurse me Kosovën ka një gol të shënuar në 22 paraqitje.

Krahas Atalantas e Torinos, interesim më herët për Vojvodën patën shfaqur edhe Lazio e Fiorentina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *