PSG ka hapur bisedime me agjentët e Cristiano Ronaldos mbi një lëvizje të mundshme nga Juventusi këtë verë.
Kontrata e Ronaldos skadon në qershor 2022, por sipas disa raporteve në Itali, Massimiliano Allegri ka dhënë dritën jeshile për të shitur 36-vjeçarin që fiton 31 milion euro në vit në Torino.
Burimi spanjoll konfirmon që Ronaldo nuk është në planet e Allegrit për sezonin e ardhshëm dhe ylli portugez po kërkon një rrugë shpëtimi nga Allianz Stadium në verë.
PSG thuhet se ka hapur bisedime me përfaqësuesin e lojtarit Jorge Mendes, por negociatat me Juventusin nuk kanë filluar ende.
Gjigandët e Serie A janë të hapur për të shitur Ronaldon për rreth 30 milion € dhe PSG mund të ofrojë Mauro Icardi në një marrëveshje shkëmbimi.
Sipas raportimit, PSG nuk është i vetmi klub i interesuar për nënshkrimin e ish-yllit të Real Madrid pasi Manchester United po konsideron të sjellë ish-yllin e tyre në Old Trafford.
Sipas Tuttosport, Juventus është i hapur për të shkëmbyer Cristiano Ronaldon me Paul Pogba, por Donny van de Beek gjithashtu ka dalë si një objektiv i mundshëm për Bianconerët, të cilët kanë nevojë për të forcuar mesfushën e tyre.