Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka zbuluar emrat e dy skuadrave italiane që po kërkojnë Ardian Ismajlin, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për ‘Corriero dello Sport’, Reja ka thënë se skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar janë Benevento dhe Lecce.
“Mbrojtës shumë i rëndësishëm për ne është edhe Ismajli që luan te Hajduku i Splitit. Ai ka dy oferta të rëndësishme nga Lecce dhe Benevento” – ka thënë Reja.
Benevento, është skuadër që nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Serie A, kurse Lecce po lufton për mbijetesë në Serie A.
Ardian Ismajli është pjesë e Splitit që nga viti 2016 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2022.