Dy raste pozitive me coronavirus në futbollin anglez

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus në futbollin anglez.

EFL ka bërë raundin e fundit të kontrolleve mjekësore, ku janë testuar 1179 lojtarë dhe anëtarë të stafit nga 24 klube të Championshipit përgjatë katër ditëve të fundit.

Barnsley ka konfirmuar se njëri nga rastet pozitive është pjesë e klubit por nuk është futbollist.

Ndërkohë në testimet në kategorinë e tretë të futbollit anglez, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me Covid 19.

Championshipi anglez do të rinis kampionatin me 20 qershor, me ndeshjet të cilat do të luhen pa praninë e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *