Dy raste me koronavirus në gjigantin evropian

PSG i trembet faktit se në skuadër mund të ketë një përhapje të madhe të COVID-19, teksa para pak ditëve klubi njoftoi tamponin pozitiv të Kehrer.

Tashmë, pas këtij të fundit, është bërë me dije edhe infektimi i Kolin Dagba.

Anësori ka ndjekur protokollin e detyruar dhe është futur menjëherë në izolim, ndërsa për fat të mirë është në gjendje optimale, teksa do të ndiqet vazhdimisht nga stafi mjekësor.

Me këto dy infektime ka pasur një lloj alarmi në skuadër, pasi tashmë e qartë është se virusi mbetet prezent, ndërsa ka edhe precedent si ai i Manchester Cityt ku COVID ka infektuar 8 futbollistë dhe një pjesëtar të stafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *