Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiro e katërt e Superligës së Kosovës fillon sot me dy ndeshje në orar, ndërsa dy tjera zhvillohen nesër (e diel) dhe një të hënën për të kompletuar xhiron.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme është padyshim ajo në mes të dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Llapit.
Prishtina është nikoqire e Llapit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumi Fadil Vokrri me fillim nga ora 19:00.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 është nikoqir i Dukagjinit, me takimin që pritet të fillojë nga ora 16:00. /Telegrafi/