Kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në mbyllej të edicionit të sivjetmë në futbollin kosovar. Tashmë pothuaj gjithçka është sqaruar dhe ka mbetur vetëm edhe një dilemë ajo e barazhit.
Ballkani është kampion i ri i Kosovës, Gjilani, Drita e Llapi do të luajnë në garat ndërkombëtare ndërsa nga Superliga direkt bien, Feronikeli e Ulpiana.
Dilema pra mbetet gara e barazhit ku po luftojnë tri skuadra, Dukagjini, Malisheva e Drenica, edhe pse për këtë të fundit mund të thuhet se e ka siguruar mbetjen në elita pas barazimit të fundit që mori ndaj Malishevës.
Skuadra më e rrezikuar mbetet Malisheva, por gjithsesi fati i kampionatit është në duart e saj. Pra nëse Malisheva i fiton dy ndeshjet e mbetura, atëherë e siguron mbijetesën derisa Dukagjini duhet të luajë në barazh.
Momentalisht, diferenca e pikëve mes Malishevës e Dukagjinit është dy pikë, Në ndeshjen e rashës Malisheva luan me Gjilanin ndërsa Dukagjini me Llapin, nëse të dyja shënojnë fitore atëherë barazhin do ta vendos ndeshja e fundit në ballafaqimin direkt ndërmjet vete Malisheva – Dukagjini që zhvillohet në Malishevë.