Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së fundit të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suharekë zhvillohet kryendeshja e xhiros mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Ballkani dhe Prishtina takohen sot me fillim nga ora 13:00. Ekipi i Ilir Dajës dëshiron triumfin pas humbjes së Dritës nga Malisheva (1:2), teksa Prishtina do rezultat pozitiv, pasi ndodhet në mesin e tabelës.
Ekipi i Lirisë sot luan ndaj Llapit në Prizren, poashtu nga ora 13:00.
Liria e ka momentin të këndellet, pasi ka ecuri tejet negative, teksa Llapi dëshiron të vazhdojë me fitore në Superligë.