Dy ndeshje sot në Superligë, në fushë zbresin Drita dhe Prishtina

Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante sot.

Drita dhe Trepça ’89 do të përballen në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, atje ku pritet të jetë një takim shumë i rivalizuar.

Të dy skuadrat kanë pozita të ndryshme në tabelë, por që bazuar tek paraqitjet e tyre në ndeshjet e kaluar pritshmëritë janë për një ndeshje interesante. “Intelektualët” janë skuadra e vetme pa humbje dhe kanë epitetin e favoritit në këta takim.

Në kryeqytet, Prishtina dhe Dukagjini do të përballet nën dritat e reflektorëve, me ndeshjen që luhet në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina e ka nisur mirë edicionin e ri dhe po tregon paraqitje të mira, kurse kjo nuk mund të thuhet për Dukagjinin, skuadër kjo që fitoren e parë e arriti në ndeshjen e kaluar ndaj Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *