Dy ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Superligën e Kosovës.
Në Podujevë, Llapi do të përballet me skuadrën e Fushë Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka nisur shumë mirë kampionatin, duke u renditur në vendin e tretë me 20 pikë. Në anë tjetër, Fushë Kosova është skuadra me startin më të dobët, duke u renditur në vendin e fundit me 6 pikë.
Në Prizren, Liria e pret skuadrën e Dukagjinit, me prizrenasit që synojnë fitoren e madhe ndaj një kundërshtari aspak të lehtë. Ky takim zhvillohet poashtu me fillim nga ora 13:00.