Atalanta praktikisht ka siguruar shërbimet e futbollistit të Udinesës, Brandon Soppy, i cili luan si mesfushor i djathtë. 20-vjeçari francez në orët në vijin do të kryejë testet mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë. Trajneri i Atalantës, Gasperini, synon ta ketë në dispozicion që në ndeshjen e fundjavës, kundër Milanit, në Bergamo.
Po, po, kundër Milanit, skuadër ndaj së cilës Soppy ishte titullar edhe në javën e parë të Serisë A, në sfidën që Udineze e humbi 2-4 në “Dacia Arena”, ku futbollisti në fjalë u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 9-të.
Ndonjëherë fati të rezervon të papritura që nuk do t’i kishe besuar kurrë. Dy ndeshjet e para të Serisë A, të dyja kundër të njëjtin kundërshtar, Milanit, po me fanella të ndryshme veshur./ss