Dy lojtarë të Kosovës pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Edhe në javën e 29-të në Superligën e Zvicrës, futbollistët e Kosovës patën paraqitje të mira.

Madje, dy prej tyre janë përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës të zgjedhur nga Superliga zvicerane.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e ekipit të Kosovës, Betim Fazlijin dhe Mirlind Kryeziun.

Kryeziu pati një paraqitje tejet të mirë në fitoren e skuadrës së tij, Zurich, ndaj Yuung Boys-it me rezultat 2:1.

Njëkohësisht kjo ishte një fitore e madhe e Mirlindit me shokë, pasi që me pikët e arkëtuara ndaj Young Boys-it, tani ata thuajse kanë siguruar titullin kampion.

Derisa, përveç Kryeziut, në këtë takim u inkuadruan edhe futbollistët tjerë shqiptarë, Fidan Aliti, Lindrit Kamberi dhe Blerim Xhemajli.

Ndërkohë, në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Betim Fazliji.

Mbrojtësi 22 vjeçar shfaqi një lojë të mirë në humbjen e ekipit të tij, St. Gallen me rezultat 3:2 nga Luzern-i, i cili edhe shënoi golin përfundimtar për 3:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *