Janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19 në futboll në Angli.
Dy lojtarë të ekupit të Fulham kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus në raundin e fundit të testimeve në EFL (English Football League).
EFL ka njoftuar se në raundin e fundit të testimeve janë testuar për COVID-19 plot 1030 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të klubesh, dhe tre prej tyre kanë dalë pozitiv, të cilët vijnë nga dy klube.
Dy nga tre personat, janë futbollistë të Fulhamit.
Skuadra e Fulhamit nuk ka zbuluar identitetin e futbollistëve, të cilët janë dërguar në vetë izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve.
Fulham është në mesin e skuadrave pretendente për për t’u ngjitur në Premierligë, dhe pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në Championship, renditen në vendin e tretë me 64 pikë.