Andi Zeqiri dhe Orges Bunjaku mund të jenë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e radhës.
Dokumentet të cilat dikur pengonin procesin, nuk janë më një problem dhe siç qëndrojnë gjërat aktualisht, dyshja mund të gjenden në listën e Bernard Challandes që nga muaji tjetër.
Asnjëherë nuk ka pasur një pozitivitet më të madh midis palëve për të arritur një marrëveshje sesa tani. Gjithçka mbetet të vendoset në takimin e radhës, data e cila po ndryshon vazhdimisht për shkak të rrethanave joadekuate.
‘Orgesi po pret takimin ballë për ballë me trajnerin e ekipit kombëtar, atëherë ne do të finalizojmë detajet’ – babai i Bunjaku.
‘Po, shumë e lehtë’ – presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kur u pyet nga gazetari Burim Pacolli nëse dyshja mund të jetë pjesë e listës së Challandes për ndeshjet e parapara në mars.
‘Ne kemi nënshkruar një parakontratë me FFK-në dhe ne presim ta respektojmë atë’ – babai i Zeqirit.